Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se do të garojë edhe për një mandat, të katërtin me radhë, për Kancelare të Gjermanisë, njoftojnë anëtarë të partisë së saj, njofton BBC.

Merkel, 62 vjeçare, pritet që zyrtarisht të njoftojë për vendimin e saj të dielën në mbrëmje, në zyrat e partisë së saj, Unionit Kristiano-Demokratik – CDU.

Zgjedhjet e radhës në Gjermani pritet të mbahen vjeshtën e vitit të ardhshëm.