E hënë, 4 Korrik, 2022
Ballina Lajme Bota Merkel: Gjermania solidarizohet me Turqinë

Merkel: Gjermania solidarizohet me Turqinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas sulmit terrorist në Stamboll ka telefonuar Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke i përcjellë ngushëllimet për viktimat e sulmit terrorist në rajonin Beşiktaş të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se kancelarja Merkel duke dënuar sulmin terrorist në Stamboll ka theksuar se Gjermania është në solidarizim me Turqinë.

Pasi ka shprehur keqardhjen e thellë për sulmin, theksohet se Merkel i ka përcjellë presidentit Erdoğan dhe të gjithë popullit turk ngushëllimet e saj.