Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi të mërkurën se vendi i saj do të marrë pjesë në bisedimet e Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja, duke lënë të nënkuptohet se ky shtet do të vazhdojë të jetë partner.

“Do të udhëheqim bisedimet që Britania të mbetet partner i mirë. Duhet të vazhdojmë të shikojmë për një BE sa më të fuqishme ”, tha Merkel.

Ndërkohë më herët kancelaria gjermane kishte deklaruar se tashmë jemi në kushtet kur Bashkimi Evropian duhet të forcohet më shumë për të ecur me “këmbët e veta”, duke nënkuptuar tensionet me Presidentin Trump si dhe “Brexit.