Problemet që sot janë në botë duhet që të zgjidhen në bashkëpunim dhe jo me procedura individuale të çdo vendi më vete, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Jam e  bindur se partnerët kanë dobi më të madhe nëse bashkëpunojnë e jo nëse në mënyrë të pavarur i zgjidhin problemet. Ky është qëndrimi im i vazhdueshëm dhe fundamental”, deklaroi Merkel.

Lidhur me paralajmërimet paraprake të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tram se SHBA-ja nën drejtimin e tij do të manifestojë tendenca portekcioniste, Merkel deklaroi se do të insistojë në dialog me të për të gjitha çështjet.

Takimi i parë midis Merkelit dhe Trampit pritet që të mbahet në samitin e G-7 në Itali në maj të këtij viti.