Një objekt banimi në fshatin Pallaticë të komunës së Zhelinës ka marrë flakë para pak minutash ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve nga komuna e Tetovës janë duke intervenuar që të shuajnë zjarrin, transmeton Zhurnal.mk

Ndonëse nuk raportohet për lëndime në njerëz por vetëm dëme të konsiderueshme materiale, kjo sezonë tashmë është bërë trend për përhapje të zjarreve në objektet e banimit ndërsa autoritetet vendore dhe lokale bëjnë apel tek banorët e zonave që të bëjnë më shumë kujdes në pastrimin e oxhaqeve.