Pak kohë pas sherrit, Ledri u largua nga “Babastars” duke u menduar si shkak konflikti me Skivin, por e vërteta është se ai është larguar edhe nga lideri Getoar Selimi, dikur miq të ngushtë, e tani nuk postojnë asnjë foto së bashku në rrjetet sociale, që do të thotë se ata nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.

Duke marrë parasysh që tani Getoari është në një lidhje me Marina Vjollcën, dhe miku i tij Krenar Çoçaj është në një lidhje me motrën e saj, Luana, kjo mund ta ketë detyruar Getoarin të mbajë anën e këtij të fundit.

Sipas mediave, dikur ishte Dafina Zeqiri shkaktarja e konfliktit, ndërsa sot është Luana Vjollca, e cila nga ana e saj flitet se ka pasur miqësi me Ledrin. Këtë e vërteton edhe fakti kur Ledri Vula i tha “po” Luana Vjollcës në mes të koncertit, nominimit që ajo i bëri për sfidën e lagies me akull për ndërgjegjësimin e të sëmurëve me ASL.