Njohësit e çështjeve politike thonë se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është nën presion të ashpër nga ana e partive në pushtet, veçanërisht nga VMRO DPMNE, e drejtuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski.
“Bëhet fjalë për shkelje drastike të institucioneve, veçanërisht ndaj Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nga ana e VMRO DPMNE-së, e cila nuk lejon që në mënyrë institucionale dhe ligjore të konstatohet realiteti që ka të bëjë me procesin zgjedhor.
Nga dimensioni i VMRO DPMNE-së kërcënohet dhe me sigurinë e shtetit nëse vjen në ndryshimin e rezultatit gjatë procedurës së animimit, përkatësisht ankesave për parregullsi zgjedhore“, vlerëson për Radion Evopa e Lirë, Mersel Billalli, njohës i çështjeve politike.