Sot e kryem obligimin qytetar, dolem të votojmë ashtu siç është dita e bukur besoj që është një paralajmërim i një ndryshimi të madh.

Me rëndësi është që të gjithë qytetarët të votojnë të dalin masovikisht dhe këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për arsye se, përcaktohet për një të ardhme dhe një ndryshim të ri.

Pra qytetarët kanë sot dy opcione të zgjidhin të kaluaren dhe të zgjedhin të ardhmen. Jam i bindur se zgjedhjet do të kalojnë ferë dhe korrekte dhe më në fund do të ndodh ndryshimi për Shqiptarët.