Arben Taravari

Për të gjithë baballarët që nuk kanë para për ti blerë barna fëmijës së sëmurë…
Për të gjitha nënat që në vend të fëmijëve kanë mesazhe telefonike…
Për të gjithë burrat që duhet të heshtnin kur i tall shefi se ndryshe mbeten pa asnjë pare në xhep…
Për të gjitha vajzat që duhet të shiten në zyra të pista për një vend pune…
Për të gjithë djemtë që janë të papunë e të pashpresë dhe burrëria i ka ikur…
Për të gjithë ju që duket se jeta është e rëndë dhe pesha e saj po ju merr frymën, në datën 11 dhjetor, me një Votë, ndryshoni realitetin tuaj!
Çdokush që e gjen veten në Listën e gjatë dhe të pafund të Nëpërkëmburve, Shfrytëzuarëve, Tallurëve, le të dalë në datën 11 dhe të përdorë VOTEN e tij për të larguar të Keqen!
Vota është arma më e fortë e demokracisë, duke mos e përdorur ose përdorur gabim, ju e ktheni armën kundër vetes!
Mos lejoni që të ndodhë saga e trishtë historike, largojeni këtë mallkim fatal që na përndjek. Ju do dini të zgjidhni!
Dilni dhe votoni për NDRYSHIM!
Votoni Aleancën për Shqiptarët sepse çdonjëri prej jush është aleat në betejën për të marrë atë që na i kanë rrëmbyer- të drejtin e një shteti që na do!
Së bashku do ta kthejmë Dinjitetin dhe Krenarin!