Përgjegjësi për zhvillimin e mëtejmë të gjendjes mbajnë të gjithë faktorët politikë, duke i përfshirë edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Hapat e përshpejtuara dhe të pamenduara si dhe deklaratat e cilitdo faktor krijojnë dhe mund të krijojnë tensione serioze në gjithë shoqërinë.

Këtë e ka theksuar delegacioni i VMRO-DPMNE-së, i kryesuar nga lideri Nikolla Gruevski, në takimin e djeshëm me eurokomisarin Johannes Hahn dhe eurodeputetët Vajgëll, Kukan dhe Flankenshtajn, kumtoi sot VMRO-DPMNE.

Siç është theksuar në kumtesë, VMRO-DPMNE kanë theksuar se zgjedhje të parakohshme gjithsesi do të ketë, por sa më shpejt të mbahen ato, aq më mirë për Republikën e Maqedonisë.

Është e nevojshme të shfrytëzohet mundësia që këto zgjedhje të mbahen së bashku me lokalet, sa më parë, me qëllim që t’i jepet fund krizës shumëvjeçare, e cila në këto rrethana duket se nuk ka mundësi të përfundojë, kanë theksuar nga VMRO-DPMNE.