Deputetja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, e cila ka qenë sot në Dibër, ka folur edhe për situatën në Maqedoni.

“Do të them dy fjalë për një krahinë që më rri fort në zemër, është vëndi karshi, Ilirida, krahinë e moçme shqiptare, që edhe emrin sot ia kemi harruar. Dikush i thotë Maqedoni dikush i thotë FYROM ne e ripërsërisim: ILIRIDA!” ka thënë Mesila Doda.

Direkt nga Peshkopia, deputetja porositi presidentin Gjorge Ivanov që të mos i kërcënojë shqiptarët e Maqedonisë me ushtri, pasi edhe ata kanë bij që do të kapin armët për të mbrojtur vëllezërit në Iliridë, duke përmendur ushtarët e UÇK-së në Sharr dhe mesazhin e tyre të djeshëm se janë të gatshëm të mbrojnë bashkëkombasit në rast të rrezikimit të sigurisë së tyre.

“Ne sot u themi: Nuk jeni vetëm, Shqipëria është me ju! Shteti amë do t’ju përkrahë pa asnjë dyshim”, tha deputetja.