Yjeve të Barcelonës, Lionel Messit dhe Neymarit, mund tu refuzohet hyrja në Britaninë e Madhe, shkaku i problemeve të tyre më ligjin për evazion fiskal.

 

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka frikë s kjo mund të ndodh, nëse Barcelona kalon tutje këtë rreth dhe do të luajë në finale që zhvillohet në Kardif.

Kjo është e vështirë të ndodh pasi që blaugranat kanë pësuar humbje në ndeshjen e parë kundër PSG-së me rezultat të thellë 4-0.

Më herët të njëjtin problem e kishte pasur mbrojtësi i PSG-së, Serge Aurier.

Atij i ishte ndaluar hyrja në Britani të Madhe për ndeshjen me Arsenalin, pasi kishte të hapur akuzë për sulm.

Ceferin po ashtu beson se Anglia do ta këtë të vështirë të marrë organizimin e Euro 2028 ose Kupën e Botës 2030, shkaku i daljes nga BE.