Një nga futbollistët më të mëdhenj argjentinas do të jetë 35 vjeçar, kur në Katar të organizohet Kupa e Botës, mes muajve nëntor dhe dhjetor.

Messi ka vuajtur më shumë se të tjerët te Argjentina, duke humbur tri finale të Copa America dhe një finale të Kupës së Botës në vitin 2014.

“Unë e shoh Messi duke luajtur deri sa ai të dëshiron. Nga ana fizike, ai është i shpejtë, i fortë, ai është një ‘kafshë’ konkurruese, fizikisht një ‘kafshë’”, ka deklaruar Xavi për Marca, përcjell lajmi.net.

“Nuk kam dyshime se ai do të luajë në Kupën e Botës në Katar”./Lajmi.net/