Argjentina u bë kampione e botës, pasi në finale mposhti Francën.

Pas ndeshjes ka folur ylli i kësaj ndeshjeje, Lionel Messi, i cili është shprehur se ka dashur që ta përmbyll karrierën me fitimin e Kupës së Botës, njofton Klankosova.tv.

“Është thjesht e pabesueshme. E dija që Zoti do të më jepte Kupën, isha i sigurt – është një gëzim i madh për ne”, ka thënë Messi.

“Kam pasur këtë ëndërr të madhe prej kohësh, kam dashur ta mbyll karrierën time me Kupën e Botës. Nuk mund të kërkoj më shumë se kaq”. /Klankosova.tv.