Messi ka zbuluar arsyen e ndryshimit të pamjes së tij të jashtme.

Gjatë prezantimit të atleteve të reja “Red Limit Messi 16”, Messika folur për herë të parë përse ndryshoi pamje duke u bërë bjond.

“Në ndryshimin tim ka pak nga të gjitha. Doja të ndryshoja dhe të nisja diçka të re pas humbjes sërish në finale të Kupës së Amerikës”, u shpreh Messi.

Kujtojmë që argjentinasi ndryshoi pamje menjëherë pas humbjes së Argjentinës ndaj Kilit.