Cristiano Ronaldo është llogaritur gjithmonë si ekspert i gjuajtjeve të lira. Por statistikat e tregojnë dështimin e portugezit nga ky pozicion në tri edicionet e fundit. Është rivali i përjetshëm i tij, Lionel Messi ai që e ka perfeksionuar këtë pozicion. 

Në 150 goditjet e fundit nga pozicioni i gjuajtjes së lirë, Ronaldo ka shënuar vetëm 6 gola. Nga këto gjuajtje, 62 kanë qenë jashtë, 40 të devijuara, 40 janë pritur nga portierët ndërsa dy kanë përfunduar në shtyllë. 

Messi në 150 goditjet e fundit nga gjuajtja e lirë ka arritur të shënojë plot 12 gola, nëntë për Barcelonën, tri për Argjentinës. Messi ka arritur të godasë edhe pesë shtylla ndërsa plot 64 goditje kanë qenë në portë.