Shqiptarët, në trevat ku ata jetojnë, shënojnë sot 7 Marsin, dita që përkon me hapjen 130 vjet më parë, të mësonjëtores kombëtare shqipe, më 7 mars të vitit 1887 në Korçë, nën drejtimin e mësuesit patriot Pandeli Sotiri dhe më pas të Petro Nini Luarasit, Nuçi Naçit, Thoma Avramit. Ajo ishte një shkollë me karakter kombëtar e laik, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe, në ato vite me rëndësi të veçantë për ruajtjen e identitetin kombëtar. Sot, misioni i mësimdhënies bëhet më i vështirë për dhjetëra mësues që punojnë vullnetarisht në Greqi për t`u mësuar gjuhën shqipe fëmijëve të emigrantëve. Korrespondenti Raimon Kola ishte ne Selanik dhe sjell kronikën në vazhdim: