Një veprim i dhunshëm i një mësueseje nga Kosova është filmuar nga nxënësit e saj. Mendohet se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në shkollën fillore të Zabelit të Ulët në komunën e Drenasit.

Sipas informacioneve të mbërritura, mësuesja quhet Rrahime Buqinca, ish-drejtoreshë e kesaj shkolle, aktualisht ne pozicionin e mësueses.

Sigurisht sjellja e nxënësve mund të ketë qenë jashtë etikës normale dhe mësueses mund t’i ketë ardhur në majë të hundës, por sidoqoftë skena të tilla dhune janë të pafalshme.