Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kritikuar disa nga ambasadorët. Meta i ka quajtur ata lecka të kryeministrit Edi Rama, pasi janë bërë palë me ta.

Sipas Metës, këta ambasadorë janë i vetmi justifikim i Edi Ramës për çdo shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit.

“Këta po e teprojnë shumë, janë disa diplomatë që janë bërë si lecka të Edi Ramës. Këta jo vetëm që janë bërë palë me Edi Ramën, por janë i vetmi justifikim i Edi Ramës për çdo shkelje të Kushtetutës , për çdo shkelje të ligjit dhe për çdo dështim të tij dhe Shqipërisë. Ai gjithmonë nxjerr këta dhe përdor këta për të kapur të gjitha institucionet dhe gjithë sistemin e drejtësisë”, deklaroi Meta në emsionin “Open”. /Oranews