Lidhur me lajmin e publikuar në portalet kosovare, për opinionin dëshiroj të bëj këtë sqarim:
Së pari, qartazi bëhet fjalë për një tekst të sajuar, të pasaktë dhe të shkruar me porosi politike. Unë nuk kam qenë dhe as nuk jam pjesë e ekipit të Bashkimit Demokratik për Integrim që negocion rreth formimit të qeverisë së re me VMRO-DPMNE.
Së dyti, së bashku me dy nënkryetarët Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta, jemi mandatuar nga kryesia e BDI-së për të negociuar rreth formimit të qeverisë me LSDM-në.
Së treti, unë përherë kam qenë ithtar i idesë që debatet interne partiake të mos zhvillohen nëpër media, përmes teksteve të porositura dhe “burimeve anonime”.
Por, meqë duhet dhënë spjegim, e informoj opinionin se unë jam kundër koalicionit me Nikolla Gruevskin dhe kundër koalicionit me VMRO-DPMNE-në, shkruan nënkryetari iBDI-së Izet Mexhiti në Facebook.