Komuna e Çairit dhe kryetari Izet Mexhiti mbështesin fuqishëm punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

“E përkrahim Prokurorinë Speciale, sepse shteti juridik është vlerë e demokracisë”, thotë Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit për Zhurnal.mk

Pas lajmit të liferuar se PSP-ja ka vërshuar hapësirat e Komunës së Çairit dhe se PSP ka ndërhyrë në bazë të procedurave para-hetimore, Zhurnal mëson se nga PSP-ja në komunën e Çairit ka qenë vetëm një përfaqësues.

Ndërsa, lidhur me ndërtesën e cila gjendet në afërsi të Ambasadës Amerikane në Shkup e që dëgjohet në të ashtuquajturat bomba të Zaevit të jetë një objekt kontestues për të cilin mund të jetë e interesuar edhe PSP-ja, nga Komuna e Çairit informojnë se ky objekt nuk është në kompetenca të komunës pasi që i njëjti është në procedurë gjyqësore.

“PSP ka delegu një përfaqësues që është pritur dhe është informuar detajishtë për procedurën e këtij objekti, që nuk është në kompetenca të komunës sepse është në procedurë gjyqësore”, thonë nga Komuna e  Çairit për Zhurnal.mk