Kryetari i Çairit Izet Mexhiti ka reaguar ndaj qasjes së deputetit të VMRO-së Antonio Milloshoski, ku ai kinse shpreh “shqetësimin” për këtë komunë.

“Antonio, shqiptarët të njohin ty. Shqiptarët e dijnë se partia jote dhe lideri yt ringjallën nacionalizmin dhe urrejtjen etnike në Maqedoni.

Dhe, mos u mundo të shkruash shqip përmes përkthimeve të dobeta që t’i përgatisin shqipfolësit rreth teje. Sepse të respektosh shqiptarët është shumë më shumë se sa të shkruash ose te përshkruash në shqip tre fjali që me porosi t’i ka përkthyer dikush”, ka theksuar mes tjerash Mexhiti, njofton Aktuale.mk.

Ja postimi i plotë në Fejsbuk:

Kur Antonio Milloshoski shpreh “shqetësim” për Çairin, në mendje menjëherë më vijnë:

Deklaratat e tij për dhoma gazi për shqiptarët;
Shovinizmi i tij i shprehur gjatë protestave para KSHZ në dhjetor 2016;
Retorika e tij antishqiptare dhe thirrjet shoviniste për të ‘mbrojtur’ integritetin e Maqedonisë gjatë votimit të Talat Xhaferit për Kryetar të Parlamentit të Maqedonisë.
Antonio, shqiptarët të njohin ty. Shqiptarët e dijnë se partia jote dhe lideri yt ringjallën nacionalizmin dhe urrejtjen etnike në Maqedoni.

Dhe, mos u mundo të shkruash shqip përmes përkthimeve të dobëta që t’i përgatisin shqipfolësit rreth teje. Sepse të respektosh shqiptarët është shumë më shumë se sa të shkruash ose te përshkruash në shqip tre fjali që me porosi t’i ka përkthyer dikush.

Gjithsesi, e mirëpres përparimin që ke bërë: të paktën ke nisur të shkruash në shqip, në gjuhën që e urren dhe kundër të cilës mobilizon gjithë ata bashkëqytetarë tanë maqedonas! Ka shpresë se edhe t’i do reflektosh.