Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të presin përtej qershorit për datën e hapjes së negociatave anëtarësuese me Bashkimin Evropian.

Një muaj nga mbledhja e liderve të Bashkimit Evropian, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u rikthye në Tiranë jo me një datë për konferencën e parë ndërqeveritare por me propozimin e presidentit francez Emannuel Macron. Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin statusin e vendit të asocuar në Bashkimit Evropian.