Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski beson se mund të arrihet përparim i matur lidhur me kontestin me Bullgarinë, pa u nënvlerësuar asnjëra palë.
Sipas tij, është e mundur zgjidhja e matur e cila do t’i reflektojë aspiratat evropiane të vendit tonë, por edhe gatishmërinë e fqinjit tonë lindor për ta ndihmuar vendin, shtetit mik dhe shtetit, interes kryesor i të cilit është e ardhmja e popullit maqedonas dhe qytetarëve.
Në fjalimin e sotëm me rastin e llogaridhënies së kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së në Manastir, Mickoski shprehi dyshim se kërkesat e Bullgarisë dhe ajo për të cilën negocion kryeministri Kovaçevski është shumë më e thellë se sa ndryshimi i Kushtetutës dhe futja e pakicës bullgare në të. Në tryezë janë, theksoi, edhe gjuha maqedonase, historia dhe ekzistenca e popullit maqedonas në kuptimin dhe kontestin historik dhe politik.
Sipas tij, e ardhmja do të jetë e jona nëse edhe iniciativa do të jetë e jona, nëse mbahemi bashkë dhe nëse luftojmë së bashku.
Siç theksoi, shteti ynë, historikisht dhe në mënyrë civilizuese është vend paqedashës me karakter kosmopolit dhe çdoherë ka qenë pjesë e Evropës në të cilën besojmë dhe i ndajmë ato vlera. Këtij populli i nevojitet shpresë dhe ajo shpresë duhet të respektohet dhe vlerësohet në mënyrë të ndërsjelltë.