Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski mbrëmë për “TV21” deklaroi se nuk ka arsyetim për mos thirrjen në fjalimin vjetor të Presidentit Stevo Pendarovski në Kuvend.

“Njerëzit mundohen që sa më shumë të ikin prej meje, përse kanë frikë. Ju nuk mund ta injoroni liderin e opozitës. Nuk mund mund të arsyetoheni me protokollin, ju e bëni protokollin, të gjitha të tjerat janë falje të zbrazëta”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Pendarovski ende nuk ka dalë nga këpucët e zëdhënësit të LSDM-së.