Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot porositi se nuk e ka për qëllim të mbështesë ndonjë pazar lidhur me bisedimet me Bullgarinë.

Sipas tij, nëse pushteti do të kishte qëllim real ta përfshijë opozitën në proces, fillimisht është dashur ta ndajë me të pyetësorin 5+1 dhe të bisedojë në mënyrë serioze. Ai dërgoi porosi edhe kryeministrit bullgari, Kiril Petkov dhe presidentit bullgar Rumen Radev.

“Me siguri se ekziston ndonjë pazar pas perdes dhe prandaj VMRO-DPMNE, gjegjësisht qeveria e ardhshme, një pazar të tillë të fshehur pas syve të opinionit, nuk e ka për qëllim ta mbështesë. Ky është mesazhi drejtuar Petkovit, Radevit dhe të gjithë që e falsifikojnë këtë proces”, tha Mickoski.

Mickoski potencoi se pozitat negociuese rrënohen me atë që po bëhet pazar me identitetin e popullit dhe identitetin e shtetit.