Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka reaguar me anë të një statusi në fejsbuk pas informacioneve të publikuara, se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim prej 24 vendeve në luftën kundër korrupsionit”

“Nëse drejtimi i një vendi mund të vihej në një tabelë exel, do të ishte e lehtë për të gjithë të drejtonin një vend. Duhet të dihet se drejtimi i vendit nuk është i njëjtë me tabelat e trashëguara të excel-it të marra për partinë.

Nuk mund të vihen në tavolinë interesat shtetërore, as jeta e qytetarëve. E kur bëhet fjalë për tabelat e excel-it, është më e rëndësishme që shifrat atje të thonë sërish se jemi ndër më të korruptuarit në Evropë në renditjen nga 87 deri në 95 vende, deficit buxhetor prej rreth 7.255.000.000 denarë apo borxh i ri për çdo familje në vetëm brenda 24 ditëve nga viti 2022 nga rreth 14.500 denarë!

Këtë herë të përpiqemi pa tabela excel, por me punë për atë që është e rëndësishme për njerëzit, mbrojtjen e interesave, më shumë para dhe të ardhme për të gjithë”, ka shkruar në facebook Mickoski.