Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp sonte tha se në këto zgjehdje do të shkohet me shumë emra të rinj.

Ai thotë se ato janë shpresa e re dhe opsioni i ardhshëm fitues.

Bartës të listave do të jenë në Njësinë Zgjedhore numër 1 ata shkojnë me Gordana Siljanovska-Davkova, në Njësinë Zgjedhore 2 Vlado Misajlovski, në 3 Igor Durlovski, në 4 Aleksandar Nikolovski, dhe në Njësinë Zgjedhore numër 6 shkojnë me Dafina Stojanovska.

Mickoski premtoi më shumë punë, më shumë rend, më shumë siguri dhe besim.

“Ne kemi zgjedhur njerëz që komiteti qendror mendon se janë njerëz fitimtarë”, tha Mickoski.

Mickoski tha se 95 përqind e kandidatëve janë përherë të parë në listë.