Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistën e tij për Top Tema në televizionin Telma nuk u përgjigj në mënyrë precize nëse ndjen përgjegjësi për humbjen në zgjedhje. Mickoski tha se edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka humbur në zgjedhje dhe nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit.

Mickoski thotë se përgjegjësinë e tij e ka treguar me nismën e tij për kongres të jashtëzakonshëm ndërsa Komiteti Qendror i partisë së tij në mënyrë unanime ka refuzuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe nëse ka kongres të jashtëzakonshmëm, unë nuk do të kandidoj”, tha Mickoski.

Ai tha po punon sipas statutit të partisë që e ka përshëndetur edhe Partia Popullore Evropiane.