Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Berovës, theksoi se partia e tij po përgatit program dhe se do të mbajnë fjalët e dhëna, njofton Medial.mk.

“VMRO-DPMNE-ja po e përgatit programin i cili do të prezantohet para qytetarëve së shpejti. VMRO-DPMNE në programin e saj parashikon zgjidhje serioze të problemeve serioze dhe reale ekzistenciale të qytetarëve.

VMRO-DPMNE nuk e bazon programin e narrativit të zhveshur të premtimeve popullsite të cilët premtohen dhe jepen para fushatave zgjedhore ndërsa pastaj ikin si “djalli nga temjani” për realizimin e tyre, VMRO-DPMNE është parti politike e cila e mban fjalën dhe atë që VMRO-DPMNE do ta vendosë dhe do të jetë pjesë e programit të saj do të realizoj. Nevojiten ndryshime në shtetin tonë, ndërsa Maqedonia do të fitojë

Po ashtu Mickoski gjatë qëndrimit të tij në Berovë shfrytëzoi rastin që të gjithë atyre minatorëve në kombinatet energjetike të minierave Osllomej dhe Manastir t’ua uron ditën e minatorëve, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre minatorëve të cilët janë nëpër zgafellat në mbarë minierat të cilat janë në Republikën e Maqedonisë, t’ua uron festën dhe ti dëshiron fat në realizimin e detyrave të tyre të përditshme në punë.