Kur bëhet fjalë për interesat kombëtare dhe shtetërore, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është i gatshëm të bisedojë në çdo kohë, por kërkon që të flitet edhe për atë çka do të bëhet në periudhën pas mossuksesit të ndryshimeve kushtetuese.

“Nëse ka dëshirë për unitet kombëtar dhe për të dëgjuar zërin e shumicës, pranojmë takim të liderëve, në të cilën duhet ndër të tjera të shihet se çfarë do të bëhet në periudhën pas dështimit të atyre ndryshimeve kushtetuese dhe të ardhmen e qytetarëve që duhet të sigurohet”, thekson VMRO- DPMNE.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot paralajmëroi se në dhjetë ditët e ardhshme do ta ftojë Mickoskin në takim.