Pas takimit të kryeministrit Kovaçevski dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ky i fundit tha se është mirë që ka komunikim mirëpo, ndryshime Kushtetuese nën diktat Bullgar nuk janë të pranueshme, përcjell Klan M.

”Mirë që ka komunikim sepse deri tani nuk ka pasur, qëndrimi i VMRO-DPMEN-së mbetet i njejtë, 44 deputetët e VMRO-së mbeten në qëndrimin se ndryshimet Kushtetuese nën diktatin bullgar janë të papranueshme” – tha Mickoski pas takimit.

Biseduam për propozimet e Kovaçevskit ai propozoi që në Kuvend të votohet nevoja për hapjen e Kushtetutës e më pas të formohet qeveri në të cilën 10 resoret që i udhëheq LSDM 5 ti takojnë VMRO-së” – deklaroi Mickoski.

Ai mes tjerash tha se kuptoj ofertën por ky është qëndrim i jonë, jemi të gatshëm të jemi pjesë e Qeverisë por pa BDI-në. /KlanMacedonia/