“Motivi im kryesor është të udhëheq politikë të hapur dhe të sigurtë, ndërsa derisa jam kryetar i VMRO-DPMNE-së nuk do të reagoj me emocione, por me urtësi, durim dhe precizitet”, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Kemi qëllim që ta formojmë qeverinë e ardhshme. Qëllimi i vetëm është të mbledhim sa më shumë njerëz të jetë e mundur për të mposhtur politikën shkatërruese të Zaevit dhe LSDM-së. Kjo periudhë ndoshta do të jetë e gjatë, por jam i sigurtë se do të kthehemi, pasi qytetarët masovikisht janë të pakënaqir nga politikat e qeverisë në ekonomik, planin ndërkombëtar dhe reformat që i premtuan”, tha Mickoski në një intervistë për Kanal 5.

Ai u shpreh i bindur se qeveria e re e VMRO-DPMNE-së do ta çojë Maqedoninë në rrugën e drejtë dhe se ajo aktualja është më e keqja që nga themelimi i shtetit.

Ndërsa sa i përket grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së tha se është kompakte dhe mohoi se bëhen pazare për tërheqjen e amendamenteve për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në këmbim të lirimit të të dyshuarve të 27 prillit.