Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar në Kuvend amendament, përmes të cilit kërkojnë harmonizimin e të gjitha pagave me pagën minimale, që nënkupton se me rritjen e pagës minimale është e domosdoshme që të rriten edhe pagat e tjera.
“Sot grupi i VMRO DPMNE-së do të propozoj amendament përmes të cilit do të kërkohet harmonizim i pagave me pagën minimale. Për këtë kërkesë kërkojmë mbështetjen punëtorëve, sindikatave dhe opinionit publik. Presim që ky amendament të pranohet, sepse gjithsecili ka të drejtë të jetojë”, tha Mickoski.