Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar protesta për të mërkurën (23 shtator).

Ai ju bënë thirrje qytetarëve që nesër në ora 18:30 të protestojnë kundër siç thotë, padrejtësisë, revanshizmit dhe dhunës së Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kaluan disa ditë, a ka të dyshuar për hekurat në kokë ndaj kritikuesit të pushtetit? Kaluan katër vjet, kjo qeveri e njëjtë, e vjetër dhe e harxhuar, a bënë luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit ose është bërë mafia?”, ka shkruar Mickoski në Facebook, i cili përmend edhe dyshime të tjera ndaj Qeverisë së Zoran Zaevit.

Ndryshe, ai dje deklaroi se ka ofruar kongres të jashtëzakonshëm në të cilin do të kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë, por tha se i njëjti kongres është refuzuar nga anëtarët e partisë.