Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sërish akuzoi Qeverinë për mënyrën se si e lufton pandeminë e coronavirusit.

Sipas tij, për Qeverinë e Zaevit, Franca dhe Gjermania që ndërmorën masa dhe protokolle për intensive për të luftuar COVID-19 bëjnë gabim për shkak se qeveria jonë nuk ndërmerr asgjë për të shpëtuar jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të sëmurët kronik shkojnë në punë, dhe nëse nuk i vret coronavirusit, këtu është ajri i ndotur që për 4 vite të qeverisjes së Zaevit ende nuk është i pastër ashtu siç premtonin”, tha Mickoski.

Kreu i partisë më të madhe opozitare shtoi se Qeveria nuk bën asgjë përveç se po merret vetëm me opozitën.