VMRO-DPMNE përgatitet për zgjedhjet presidenciale, por nëse shumica parlamentare sjell vendim, partia jonë është e gatshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, deklaroi kryetari i partisë në fjalë Hristijan Mickoski, njofton Medial.mk.

“VMRO-DPMNE do të përballoj të gjitha presionet, parti e cila dita ditës po bëhet më e fortë. VMRO-DPMNE po përgatitet për ciklin e ardhshëm të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen në pranverë, por nëse shumica parlamentare vendos VMRO-DPMNE është e gatshme për zgjedhjet e parakohshme apo të rregullta parlamentare” , deklaroi Mickoski gjatë ceremonisë përkujtimore të Armëpushimit të vitit 1918.

Ai, shpreson që së shpejti Republika e Maqedonisë të marrë shansin e merituar dhe të jetë pjesë e familjes evropiane, sepse siç tha, interesi i të gjitha qytetarëve dhe politikanëve është që Maqedonia të arin sukses në këtë drejtim.