Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski është I bindur se pakënaqësia mes partnerëve të koalicionit të LSDM-së është e madhe me hyrjen në pushtet të Alternativës. Sipas tij, kjo gjendje do të zgjasë edhe pak javë kurse opozita do të vazhdojë të kërkojë zgjedhje të shpejta parlamentare.

“Të gjithë aty janë të pakënaqur. Në biseda konfidenciale me mua të gjithë janë të pakënaqur, madje edhe ata të LSDM-së mes vete shprehin pakënaqësi. Kam thënë, ky koalicion është me qëllimin e vetëm që të vazhdohet edhe pak javë jetëgjatësia disave nga kryesia e LSDM-së dhe ekziston përpjekja nga Zoran Zaevi që të rrënohet edhe ajo që ka mbetur dhe që ja vlen, atdheu jonë, Maqedonia. Me vjen keq që edhe për pak javë do të jemi dëshmitarë të asaj që na ofron Zaevi dhe LSDM-ja por ne do të luftojmë me të gjithë fuqinë tonë dhe mjetet që i kemi në dispozicion që sa më shpejt të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare.”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.