Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot realizoi takim me përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) me të cilët kanë diskutuar rreth krizës energjetike, me këtë rast Mickoski tha se gjendja në vend është alarmante.

“Në këto takime me përfaqësuesit e biznesit erdhëm në përfundim se kjo krizë energjetike po shndërrohet në një krizë financiare”, tha Mickoski i cili njëherit paralajmëroi një propozim ligj përmes të cilit do të kërkojnë ndryshime në Ligjin për Energjetikë.

Mickoski gjithashtu theksoi se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të mbështes propozimin për zgjatjen e gjendjes së Krizës.

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë në ballafaqimin me krizën”. tha Mickoski.

Ndërkohë ishte i përmbajtur rreth komentit për zhvillimet brenda BDI-së, duke theksuar se bëhet fjalë për çështje të brendshme partiake të BDI-së.