Gjithësejt 244 milionë emigrantë deri sot kanë lëvizur nga shteti ku kanë lindur për tek një shtet tjetër ku besojnë se ka më shumë prosperitet dhe mundësi, kështu thotë raporti i Kombeve të Bashkuara për migrimin e qytetarëve të cilin ju’a sjell.

Statistikat janë për vitin 2015 dhe janë publikuar nga Qendra Pew për Rikërkim (Pew Research Center).

Maqedonia është në mesin e nënëtë vendeve që kanë përqindje më të madhe të qytetarëve që kanë migruar nga vendi ku kanë lindur, përkrah Bosnjes, Shqipërisë, Xhamaikës, Armenisë, Kazakistanit, Sirisë, Trinidad dhe Tobagos, dhe Portugalisë.

Nga Maqedonia ka emigruar çdo i pesti qytetarë kurse ky numër arrin në 520 mijë qytetarë deri tani, apo 21%.

 

Sipas raportit, më shumë emigrant botës i ka sjellë India, prej ku gjithësejt janë shpërngulur 15.580.000 qytetarë./Telegrafi/