Shitet vila e ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov për 1.2 milionë euro, shkruan portali “Centarnews”.

Sipas burimeve të portalit, zyrtarisht vila është në emër të Alek Teranova, ashtu sikur edhe hoteli “Meriot”.

“Njëjtë edhe parcelat në Vodno janë në emrin e biznesmenit Orce Kamçev, por edhe ndërmarrje tjera që udhëhiqen nga biznesmenë të ndryshëm, ndërkaq në emër të Gruevskit janë vetëm 100.000 euro për xheparllëk dhe disa fotografi. Ata milionat që i kemi dëgjuar në “bombat” janë “donuar” për popullin”, shkruan portali.

Në “Eksiko” janë edhe dy parcela, në të cilat ka dy ndërtesa indentike. Në njërën prej tyre, sipas “NOVA TV” banon ish shefi i Policisë Sekrete, Mijallkov.

Një pjesë e pronësisë në këto objekte ka edhe ndërmarrja “Biznis Properti Investment”, pronar i së cilës është Serjozha Markov, vlla i gjykatëses Maja Kotevska (bashkëshorte e Ivo Kotevskit, drejtor aktual i Qendër për Komunikime të VMRO-DPMNE-së).

Serjozha Markov është njëri nga pronarët e ndërmarrjes së avokatëve “Çukiq dhe Markov”, klientë të të cilëve kanë qenë kompanitë e mëdha të afërta me strukturën e pushtetit.

Në mesin e tyre ishin edhe “Eksiko”, “Em Media” (ndërrmarrja që qëndron prapa ueb-portalit proqeveritar “Kurir”), ndërmarrja shkupjane e Dimitris Kontamias, “DC Prime Propertis”, agjencia për sigurim “SGS”, “Telekomi i Maqedonisë” etj.

1

2