Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, refuzoi të komentojë nëse ka lidhje me rastin ‘Haraçi’, që në mënyrë indirekte ka të bëjë me procedurën për rastin ‘Perandoria’, ku të dyshuar përveç Orce Kamçev ishte edhe ai.

Mijallkov gjatë hyrjes në gjykatë, për procesin ‘Shënjestra-Fortesa’ në pyetjen nëse ka dhënë para për rastin ‘Perandoria’, tha:

“S’kam asnjë lidhje me këtë”, tha Mijallkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Emri i Sasho Mijallkov u përmend edhe nga dëshmitarët në rastin ‘Haraçi’, por dëgjohet edhe në bisedat e reja të përgjuara që në mënyrë anonime u publikuan në ‘youtube’.