Seanca gjyqësore për rastin “Parcelat në Vodno” sot nuk u mbajt për shkak të mungesës së të akuzuarit Sasho Mijallkov. Siç njoftoi gjykatësi Ilia Trpkov, mbrojtja e të akuzuarit ka informuar gjykatën se i njëjti është pozitiv me koronavirus. Pozitivë në Covid-19 sipas gjykatës janë edhe disa avokatë të të akuzuarve.

Në seancën e sotme ishte paraparë që të merret në pyetje dëshmitari Kiril Bozhinovski. Seanca e ardhshme gjyqësore për këtë lëndë është caktuar për më 24 janar.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ilia Trpkov, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova.