Mijëra rebelë dhe luftëtarë ende janë në pritje që të evakuohen nga bastioni i fundit i rebelëve në Aleppo, por moti i ligë e ka komplikuar fazën përfundimtare të operacionit të evakuimit.

Zëdhënësi i grupit rebel “Ahrar al Sham”, Ahmed Kara Ali, ka thënë për Reuters se shumë persona kanë mbetur pa u evakuuar, por se është e vështirë të vlerësohet sa saktë, transmeton Express.

Megjithatë, dihet se të paktën mijëra persona presin evakuimin.

Operacioni për evakuimin e civilëve dhe luftëtarëve nga lindja e Aleppos që kontrollohet nga rebelët, tashmë kontribuar në largimin e mijëra njerëzve që nga fundi i javës së kaluar. Por, pengesat e kanë penguar evakuimin e grupit të fundit, me rebelët dhe milicët e përkrahur nga Irani që e kanë fajësuar njëri-tjetrin për këtë.