Deputeti i Nismës për Kosovën, pjesë e koalicionit PAN, Milaim Zeka ka ironizuar me deklaratat e Albin Kurtit sot në Kuvend.

Ai e ka quajtur “Supermen” Kurtin për guximin e tij.

“Ama, guximin e tij të madh, e kam pa sot, kur foli në emër të Tiranës, Berlinit, dhe Washingtonit.

Këto tri qendra nuk e përkrahin PAN-in, tha Albin Kurti, me kollaren e shtrënguar në fyt, që ndikonte në furnizimin me gjak të trurit”, shkruan Zeka.

Postimi i plotë:

Pse Albin Kurti e ka guximin e Supermenit?!

Me i thane Kadri Veselit “vrases, kriminel, kapes i shtetit”, ose Ramushit “reketash”, ose Ises “serbofil”, ose Pacollit “serbo-rusofil”, nuk eshte lajm, kur del nga goja e Albin Kurtit, njeriut qe po sheh anderr mu ba kryeminister, edhe ne foltore po flet bash si kryeminister.

Ama, guximin e tije te madh, e kam pa sot, kur foli ne emer te Tiranes, Berlinit, dhe Ëashingtonit.

“Keto tri qendra nuk e perkrahin PAN-in”, tha Albin Kurti, me kollaren e shtrenguar ne fyt, qe ndikonte ne furnizimin me gjak te trurit.

Ban be qe Albini, nga telefoni i kuq i Hashim Thaçit qe flet me Vuçiqin, ka fole direkt me Trampin, Merkelin dhe Edi Ramen!!!

Vetem kete pyetje doja t’ia beja sot ne Parlament, po baci Adem, njeri shume i respektuar, nuk ma tha fjalen, andaj po e pyes: Ne sa ora ke fole me ta o burr?!!!