eputeti i Nisma për Kosovën, pjesë e koalicionit PAN, Milaim Zeka, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka thënë se prej sot topi është në dorën e Albin Kurti, transmeton “Zeri.info”.

Ai ka thënë se nëse Kurti i ka 60 vota shqiptare për Qeverinë, e ka edhe votën time

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje të redaksisë:

Prej sot topi ashte ne doren e Albin Kurtit

Ultimatumi im drejtuar PAN-it per mosbojkotim , piu uje sot. Edhe emri i kandidatit per kryetar ishte, Kadri Veseli, po numerat nuk ishin.

Dy propozime jane interrsante sot per Kuvendin. Propozimi i pare erdhi nga Kadri Veseli per Albin Kurtin: “Bani 61 numera, une terhiqem”!

Propozimi i dyte erdhi nga Bilall Sherifi i NISMES: “Nese Albini i ban 60 numera me deputet shqipetar, per qeveri, vota 61 do jet e imja”!

Edhe voten time e ka Albini nese i ban 60 vota shqipetare per qeveri!

Albini vet deklaroi se nuk ka asnje komunikim me Isa Mustafen. Se kah do t i baje numerat Albini, nje Zot e di…