LAJM
KURIOZITETE Miliarderi ofron 180 milionë dollarë për këdo që martohet me vajzën e tij
ByLajmPress1E postuar më 11-12-2017, 23:41 miliarderi

Miliarderi nga Hong Kongu, Cecil Sze-Tsung, pushtoi titujt e mediave botërore më 2012.
Sze Tsung ofron $180 milionë për çdo burrë që mund t’ia ndryshojë orientimin seksual vajzës së tij lezbike, duke e bërë atë që t’i dojë meshkujt.

Gigi Chao është e diplomuar në Kolegjin e Mançesterit dhe punon si drejtoreshë në firmën e babait të saj. Cecil Shao Sze-Tsung ofron $180 milionë për këdo që mund ta bëjë vajzën e tij të dashurohet në të dhe të martohet me të.

Në një intervistë për një gazetë malejziane, ai tha “kurrë nuk është shumë vonë” t’ia ndryshoj orientimin vajzës sime dhe insistoi se ajo është single.

Pas ofertës së tij, shumë meshkuj kanë aplikuar. Duke folur për The Time, Gigi tha: “Pasi që babi mendon se është e lehtë për mua të ndërroj orientim seksual, duhet ta lë që të ma dëshmojë këtë”.