10 vite i keni duartrokitur VMRO-DPMNE-së. 10 vjet BDI ka votuar ligjet e VMRO-së, tani po e kritikoni. Kështu e ka kujtuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, kolegun e tij nga BDI, Ejup Alimin.

Ndryshe, paraprakisht, Ejup Alimi ka deklaruar se shteti po shkon drejt institucioneve teknike.

Nuk ka seancë konstituive që ka zgjatur me ditë. Ta mendojmë mirë. Jemi dëshmitar që edhe kryetarëve të komunave u ka kaluar afati. A doni të kemi shtet teknik? Ku është zgjidhja? Ku janë ekspertët, profesorët, … ?! Po keqpërdoret foltorja e Kuvendit”, veçoi mes tjerash Ejup Alimi./lajmpress