Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski sot bëri të ditur se do të ketë protestë të re në të cilën do të kërkohet dorëheqja e Zaevit.

Protesta do të fillojë në ora 12:300 në dy vende në Shkup, në sallat sportive Boris Trajkovski dhe Jane Sandanski dhe do të përfundojnë para Qeverisë.

Ndryshe, OBRM-PDUKM ditë me radhë proteston për, siç thonë ata, t’i mbrojtur linjat e kuqe për mbrojtjen e identitetit maqedonas.