Deputeti i OBRM-PDUKM-së opozitare, Antonio Milloshoski në rrjetin social Twitter ka shkruar për frikën që sipas tij Artan Grubi e ndjen nga Lëvizja Besa.”Kam parë njerëz me frikë, por jo aq sa Artan Grubi që ka frikë prej Lëvizjes Besa!”Në këtë postim, Milloshoski kërkon reforma në BDI.
Ndryshe, ky qëndrim i Milloshoskit lidhet me deklaratat e Artan Grubit në Kuvend gjatë debatit për Qeverinë e re ku mes tjerash deputeti i BDI-së, Grubi e quajti Lëvizjen Besa si Lëvizja Ik dhe partner të OBRM-PDUKM-së në opozitë. /Telegrafi/